Gjoka: Nasr u rrëzua në tokë

- Bota Sot

Gjoka: Nasr u rrëzua në tokë

Trajneri i  Ernest Gjoka, foli për ngjarjen në Fushë-Krujë, në prag të duelit Iliria-Skënderbeu, ku ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj futbollistëve të skuadrës korçare.

Në prononcimin e tij të dhënë për TCH, Gjoka tregon se sulmuesi egjiptian Nasr, u rrëzua në tokë pas goditjes nga lojtarët e Ilirisë.

“Mendoj që ishte rast i paprecendent, disa futbollistë të Ilirisë goditën disa futbollistë të Skënderbeut.

Pastaj ishte një moment mjaft i vështirë ku Nasr, një nga lojtarët tanë egjiptian, u rrëzua në tokë, u goditën të tjerët. Çështja është që ishte diçka që nuk duhej të ndodhte, por ja që ndodhi dhe më vjen shumë keq.

Ishin futbollistët e Ilirisë, ata e krijuan këtë problematikën, duke goditur lojtarët e Skënderbeut.

Nuk e kuptoj, sepse e njihni Skënderbeun, edhe qyteti i mirëpret njerëzit. Nuk e kuptoj se pse ishte kjo lloj urrejtje kaq e madhe ndaj lojtarëve të Skënderbeut dhe për me tepër u goditën lojtarë të huaj dhe nuk e kuptoni se çfarë imazhi i shëmtuar mbetet tashmë për ne.

Personalisht nuk jam sulmuar, thjesht ishte një rrëmujë e madhe aty ku çdokush mund të godiste çdo kënd.

Tani këtu situata është më e qetë, por dhuna psikologjikë dhe fizike që ndodhi ishte shumë e egër

U qëllua Nasr, Ramos, Abubakar, Gjata, Ukiçi, u dhunuan disa lojtarë”, deklaroi Ernest Gjoka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot