Real Madridi fiton bindshëm në Bilbao, i afrohet Barcelonës

- Bota Sot

Real Madridi fiton bindshëm në Bilbao, i afrohet Barcelonës

Real Madridi ka treguar lojë të mirë në stadiumin "San Mames" në Bilbao.

Skuadra madrilene ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj Athletic Bilbaos, në ndeshjen e javës së 19-të të Kampionatit të Spanjës.

Barcelona prin me 37 pikë, ka një më shumë se Reali në vendin e dytë.

Për fitoren e Realit shënuan Mbappe (7 e 59), Camavinga (42). 

Duhet theksuar se në minutën e 59-të, Mbappe realizoi nga rreth 20 metra në këndin e djathtë të vendasve.

Athletic Bilbao zë vendin e 8-të me 20 pikë të mbledhura. Mbappe kryeson listën e shënuesve me 16 gola apo ka tetë më shumë se Muriqi në pozitën e tretë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot