Skuadra e Arsenalit ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Brentfordit, në ndeshjen e javës së 14-të të Premier League në futboll.
Arsenali gjithnjë e më shumë po e përforcon kreun e tabelës.
"Topçinjtë" i falen golave të futbollistëve Merino dhe Saka.
Merino shënoi gol në minutë e 11-të dhe Saka në atë të 90+1.
Arsenali kryeson me 33 pikë e Brentford është në vend të 13-të me 19 pikë.