Ka ndërruar jetë Shinasi Shaqiri, ish futbollist i Vllaznisë së Pozheranit.
I ndjeri ka luajtur mes sukses në petkun e Vllaznisë.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj dhe sportistit tonë të shquar, Shinasi Shaqiri.
Humbja e tij nuk prek vetëm familjen, por edhe komunitetin sportiv të Vitisë, sidomos klubin Vllaznia, të cilit ai i dha vite të çmuara si futbollist dhe më pas si pjesë e strukturave udhëheqëse.
Kontributi i tij në sport në veçanti në futboll dhe përkushtimi dhe karakteri i tij i mirë do të mbeten gjithmonë të paharruar. Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Ngushëllime!”, shpreh ngushëllime Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë.