Kapiteni Granit Xhaka me Sunderlandin shkaktojnë befasi në stadiumin “Anfield” në Liverpool.
Sunderlandi ka barazuar me rezultat 1:1 me Liverpoolin, në takimin e javës së 14-të në Premier League në futboll.
Skuadra e kapitenit Xhaka ishte afër që të kthehet me pikë të plota.
Talbi në minutën e 67-të e kaloi në epërsi Sunderlandin.
Mukiele me autogol e shpëtoi nga disfata Liverpoolin.
Futbollisti Mukiele realizoi autogol në minutën e 81-të për rezultatin 1:1.
Sunderland renditet në vend të gjashtë me 23 pikë e ka një më shumë se Liverpooli që gjendet dy pozita më poshtë.