113-vjetori i krijimit, zhvillim e modernizim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

- Bota Sot

113-vjetori i krijimit, zhvillim e modernizim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Forcat e Armatosura u krijuan më 4 dhjetor 1912, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si një nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja (të shpeshta për shekullin e shkuar).

Sot Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë një mision edhe më të madh, me tipar global. Të qenit pjesë e NATO-s i ka dhënë Forcave të Armatosura mundësinë për të shtrirë misionin e tyre në disa vende të botës.

Në kuadër të angazhimeve politike të Shqipërisë, në luftë kundër terrorizmit, Forcat e Armatosura janë angazhuar dhe marrin pjesë aktive në operacione ndërkombëtare, në misione të ndryshme jashtë vendit, si pjesë e pandarë e operacioneve të drejtuara nga NATO, BE, OKB dhe koalicionet e përbashkëta të partnerëve strategjike.

Më 9 shtator 1996, FARSH kanë filluar misionin e parë në Bosnje-Hercegovinë. Numri i trupave pjesëmarrëse në Operacionet e Mbështetjes së Paqes (OMP) është rritur, ashtu siç është rritur edhe gjeografikisht numri i vendeve apo rajoneve ku ato kanë kryer operacione.

Pjesëmarrja e FARSH në misione paqeruajtëse dhe luftarake buron nga misioni kushtetues i FARSH dhe baza ligjore e përcaktuar për secilin kontribut në misione paqeruajtëse apo luftarake.

Kontribute të FARSH, në operacione ushtarake të drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, nga muaji shtator i vitit 1996 dhe deri në dhjetor 2024 janë gjithsej 8.998 ushtarakë, raporton KosovaPress.

Forcat e Armatosura janë aktualisht të angazhuara në misione paqeruajtëse dhe luftarake në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Sudani i Jugut dhe Letoni, Bullgari, Irak, detin Egje. Ato kanë përfunduar misionet paqeruajtëse në Irak, Çad dhe Gjeorgji, në Mali, ISAF dhe atë RSM në Afganistan.



Lexoni të gjitha në Bota Sot