Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 28 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale.
Për të gjitha është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit me urdhër të të cilit, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje, një në vuajtje të dënimit ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./IO