Skuadra e Sunderlandit mbrëmë mori një pikë të “artë” ndaj Liverpoolit në “Anfield”, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 1:1.
Granit Xhaka, në rrjetet sociale ka shkruar me një mbishkrim: “Mentalitet, karakter.
Një pikë e madhe.
I lumtur me këtë skuadër…”.
Xhaka luajti gjithë ndeshjen dhe i shpëtoi një kartoni të verdhë, që do ta linte atë jashtë fushave për një ndeshje (ndaj Manchester Cityt).
“Macet e Zeza” pas barazimit 1:1 ndaj “The Reds”, shkojnë në kuotën e 23 pikëve në pozitën e 6-të.