Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde, ka komentuar mbi fitoren e mbrëmshme ndaj Athletic Bilbao dhe përvojën e tij me shiritin e kapitenit.
“Goli i dytë ishte spektakolar, një lëvizje e bukur ku ishin të përfshirë shumica e lojtarëve.
Duhet të theksojmë edhe pritjet e Courtoisit”, ka thënë fillimisht Valverde.
Për sa i përket shiritit të kapitenit, Valverde shtoi:
“Të mbash shiritin e kapitenit është fantastike. Përpiqem të jap më të mirën time, dhe në ndeshjet e fundit ka qenë e vështirë të mos e bëj”.
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përkushtimit dhe mbështetjes së ekipit.
“Stërvitem për të sjellë më të mirën nga vetja.
Vlerësoj mbështetjen e shokëve të skuadrës, që gjithmonë më bëjnë të buzëqesh, dhe stafin teknik për besimin që kanë tek unë”, përfundoi Valverde.