Conte: E treguam personalitetin edhe te penalltitë

- Bota Sot

Conte: E treguam personalitetin edhe te penalltitë

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, u shpreh pas kualifikimit dramatik ndaj Cagliarit, një duel që u vendos vetëm pas një serie të gjatë penalltish.

“Ishte një seri e pafund, por kush mori përgjegjësinë për të gjuajtur u tregua i saktë dhe me personalitet.

Për të përballuar një moment të tillë duhet qetësi e hekurt”, deklaroi ai.

“Mendoj se djemtë bënë një paraqitje të mirë. Goli që pësuam erdhi me fat të keq, nga një devijim.

Që në fillim pamë elementë premtues si Vergara dhe Ambrosino, ndërsa të tjerë u rikthyen pas një periudhe të gjatë pa minuta.

Nga tani deri në janar do të duhet të bëjmë një sforco të madhe dhe gjithçka që do të arrijmë, do të duhet ta shoqërojmë me entuziazëm”.

Sa i përket Milinkovic-Savic, Conte shtoi: “E kemi marrë sepse e njohim vlerën dhe cilësinë e tij. Zakonisht pret shumë penallti.

Sot lojtarët e Cagliarit ishin të saktë, por ai priti atë më vendimtaren”.

Mbi stilin e lojës së Napolit: “Ritmet e ulëta nuk janë për ne. Kur luajmë ngadalë, bëhemi të lexueshëm dhe të parashikueshëm.

Duhet të mbajmë intensitet të lartë në çdo moment”.

Për ndeshjen e fundjavës kundër Juventusit, Conte ishte i kthjellët: “Për mua është një ndeshje si të gjitha të tjerat.

Në lojë janë tri pikë. E respektojmë Juventusin, por objektivi ynë do të jetë të marrim pikët”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot