Ramadani la pas Giovanni Di Lorenzon, Karlstromin...

- Bota Sot

Ramadani la pas Giovanni Di Lorenzon, Karlstromin...

Sipas të dhënave zyrtare, mesfushori i kombëtares shqiptare kryeson listën e lojtarëve që kanë përshkuar distancën më të madhe në fushë gjatë sezonit aktual në Serie A.

Ylber Ramadani ka regjistruar plot 151.7 kilometra, duke lënë pas emra të njohur si Giovanni Di Lorenzo (148.4 km), Karlstrom (147.7 km), Aita (147.3 km) dhe Vasquez (142.7 km).

Ky numërim mbresëlënës konfirmon edhe një herë profilin e tij si mesfushor me energji të pashtershme, agresivitet në duele dhe aftësi të lartë për të mbuluar të gjithë fushën.

Tek Lecce, Ramadani është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit të mesit, duke u bërë “motori” që i jep ritëm dhe balancë skuadrës. Performanca e tij nuk është thjesht një rekord fizik, por tregues i karakterit dhe punës së palodhur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot