Ky është problemi me Xherdan Shaqirin, trajneri sqaron situatën

- Bota Sot

Ky është problemi me Xherdan Shaqirin, trajneri sqaron situatën

Trajneri i Baselit, Ludovic Magnin, ka sqaruar rastin e kapitenit të ekipit, Xherdan Shaqiri, i cili ka humbur penalltinë për herë të tretë gjatë këtij edicioni.

Ludovic Magnin sqaron një keqkuptim në lidhje me Shaqirin.

“Nëse Xherdan Shaqiri dëshiron të vazhdojë të gjuajë penallti, ai do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Nuk ka diskutim për këtë.

Ai është kapiteni ynë dhe nëse e merr topin, do të gjuajë. Për mua, nuk ka arsye për ta dyshuar”, tha trajneri.

“Javën që e lamë pas Shaqiri dështoi nga penalltia në duel me St. Gallenin, e cila sfidë u mbyllë pa gola (0:0).

Kështu, Traore mbetet e vetmja alternativë ndaj Shaqirit.

Në fund të tetorit, lojtari nga Bregu i Fildishtë shënoi golin e nderit nga pika e bardhë për Baselin në humbjen shkatërruese 5:1 nga Lausannes, pak pasi Shaqiri ishte zëvendësuar.

Ishte penalltia e pestë e anësorit në karrierën e tij, të gjitha të shënuara nga Traore.

Xherdan Shaqiri shënoi 10 nga 15 penalltitë e tij që nga rikthimi në FC Baseli - një rekord që duket se është i mjaftueshëm për trajnerin e tij”, shkruan media zvicerane “Blick”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot