Trajneri me më shumë humbje në stadiumin e Barçës

- Bota Sot

Trajneri me më shumë humbje në stadiumin e Barçës

Është e qartë se mbërritja e Simeones te Atletiko Madrid ka ndryshuar historinë e klubit.

Por edhe në një periudhë kaq të suksesshme, me tetë tituj dhe ekipin që kualifikohet vazhdimisht për Ligën e Kampioneve, ka ende disa gjëra që i shpëtojnë “Cholos”.

Dhe njëra prej tyre është një nga skenat më të mëdha në futbollin botëror, Camp Nou. Atletiko u rikthye në stadiumin e Barcelonës pasi më në fund arriti fitoren e parë në LaLiga kundër skuadrës katalanase sezonin e kaluar, me Simeonen si trajner.

Por kjo fitore erdhi në “Montjuiç”, falë golit të minutës së fundit të Aleksandër Sorloth. Megjithatë, rikthimi në fushën e zakonshme të “blaugranave” e solli trajnerin argjentinas përsëri në realitetin e rekordit të tij negativ.

Humbja e së martës e bën atë trajnerin në histori me më shumë ndeshje të luajtura në “Camp Nou” pa fitore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot