Martini vendos për risi në Shkodër

- Bota Sot

Martini vendos për risi në Shkodër

Vora dhe Vllaznia do të përballen sot në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja është e vlefshme për javën e 14-të të Superiores.

Të dyja klubet kanë rënë dakord që ky takim të luhet në Shkodër. Kështu në dy fazat e ardhshme, Vllaznia do përballet me Vorën në transfertë.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Risia e madhe te Vllaznia është Jasmin Celikoviç, që debuton.

FORMACIONET ZYRTARE

Vora: Ruçi; Barjamaj, Shehi, Dalipi, Fazlagiç, Tabaku, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Çibuike, Ruzgis

Trajner: Arjan Bellaj

Vllaznia: Pohls; Gjini, Çelikoviç, Bajrami, Gurishta, Kuro, Krymi, Qato, Sala, Murataj, Balaj

Trajner: Edi Martini.



Lexoni të gjitha në Bota Sot