Luis Enrique vendos ekran gjigant në fushë

- Bota Sot

Luis Enrique vendos ekran gjigant në fushë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, vazhdon të surprizojë me metodat e tij moderne të punës.

Pas famës së “skeles taktike”, tekniku spanjoll ka sjellë risinë më të fundit në qendrën stërvitore: një ekran gjigant të vendosur pranë fushës së stërvitjes.

Gjatë seancës së të enjtes në mëngjes, u vu re se ekrani shfaqte emrat e lojtarëve të ndarë me ngjyra të ndryshme – të kuqe dhe të zeza – për të simuluar skema sulmi dhe mbrojtjeje.

Sipas stafit të klubit, ideja ka për qëllim të rrisë qartësinë taktike dhe të përshpejtojë procesin e korrigjimit në kohë reale.

PSG ndodhet në një moment delikat të sezonit, teksa këtë fundjavë pret Rennes në “Parc des Princes”, përpara udhëtimit të rëndësishëm drejt Spanjës ku do të përballet me Athletic Bilbaon të mërkurën, në kuadër të Champions League.

Luis Enrique duket i vendosur të përdorë çdo mjet inovativ për të përmirësuar lojën dhe për t’i mbajtur lojtarët e tij në nivelin më të lartë të konkurrencës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot