Messi kujton ofendimet e shumta

- Bota Sot

Messi kujton ofendimet e shumta

Pas publikimit të një videoje të vjetër nga periudha kur ishte pjesë e Argjentinës U20, Lionel Messi ka folur hapur për rolin vendimtar që ka pasur familja në karrierën e tij, sidomos gjatë momenteve më të vështira me kombëtaren dhe presionit të madh të opinionit publik në vendlindje.

Ai është ndalur te mbështetja e pakushtëzuar që ka marrë gjithmonë nga njerëzit e tij më të afërt.

“Për mua, familja është gjithçka, gjëja më e rëndësishme”.

“Ata kanë qenë gjithmonë pranë meje.

Ka pasur momente të vështira. Me kombëtaren kemi vuajtur shumë. Ata vuajnë më shumë se ne”.

“Te Barcelona fitonim gjithçka, pastaj kthehesha te kombëtarja, nuk shkonin gjërat mirë, dhe njerëzit më ofendonin; thoshin se nuk e ndjej fanellën, se nuk duhet të luaja më.

Familja ime qëndronte në Argjentinë dhe i shikonte të gjitha emisionet sportive — e di si jemi. Prindërit dhe vëllezërit e motrat e mia e kaluan shumë rëndë”.

"Kam pasur fatin ta kem gjithmonë familjen time. Jemi shumë të lidhur. Po njësoj edhe me familjen e Antonelës. Më pëlqen t’i kem të gjithë afër, sepse në fund, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi".

Fjalët e Messit rikthejnë në vëmendje periudhat kur ylli argjentinas përjetoi kritikat më të mëdha të karrierës, pavarësisht se me Barcelonën kishte fituar gjithçka dhe kishte ndërtuar një trashëgimi të pakrahasueshme në futbollin e Evrope.

Messi u zhvillua te La Masia, akademia e famshme e Barcelonës, duke u bërë më pas kapiten dhe lojtari më i madh në historinë e klubit, me më shumë gola, asistime, paraqitje dhe trofe sesa çdo lojtar tjetër në historinë blaugrana.

Pas mbylljes së epokës së tij në Camp Nou dhe një periudhe te PSG, Messi aktualisht luan për Inter Miami në MLS, duke mbetur figurë qendrore e projektit të klubit amerikan.



Lexoni të gjitha në Bota Sot