Nderohet Erion Kajtazi

- Bota Sot

Nderohet Erion Kajtazi

Sot është mbajtur turneu përkujtimor “Erion Kajtazi” në futboll.

KF Trepça’89 shpreh mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit.

“Me rastin e përfundimit të Turneut të Tretë Përkujtimor “Erion Kajtazi”, KF Trepça ’89 shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për Federatën e Futbollit të Kosovës, me në krye z. Agim Ademi, për mbështetjen dhe kontributin e tyre financiar e organizativ, që e bëri të mundur realizimin e këtij turneu në nivelin më të lartë.

Falënderim i veçantë edhe për Komunën e Mitrovicës, e cila dha mbështetje institucionale dhe financiare në përkrahje të këtij eventi të rëndësishëm për gjeneratat e reja.

Një konsideratë e veçantë shkon për familjen e të ndjerit Erion Kajtazi, të cilët jo vetëm që nderuan turneun me praninë e tyre, por ishin edhe pjesë e pandashme e organizimit. Kontributi, përkushtimi dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme i japin këtij turneu vlerën e vërtetë përkujtimore dhe emocionale, duke e bërë çdo edicion një homazh të denjë për kujtimin e Erionit.

Gjithashtu, falënderojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe të pranishmit që kontribuan në suksesin dhe atmosferën e këtij turneu.

Mirënjohje dhe nderim për të gjithë!”, thuhet KF Trepça ’89/



Lexoni të gjitha në Bota Sot