Jevtoski lavdëron skuadrën shqiptare

- Bota Sot

Jevtoski lavdëron skuadrën shqiptare

Ekipi i Struga Trim Lum po bëhet gati për ndeshjen e fundjavës përkatësisht të javës së 16-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Struga që kërkon kreun e tabelës do të luajë në Kavadar me Tikveshin. 

"Po, kemi një seri fitoresh, të cilat besoj se do ti vazhdojmë në Kavadar.

Ne jemi ekipi më i mirë për momentin, kështu që si në çdo ndeshje tjetër, do të luajmë për 3 pikë kundër Tikveshit", - tha futbollisti i Struga Trim Lum, Stefan Jevtoski.

"Golat janë vetëm një shpërblim për punën e mirë që bëjmë në fushë.

Sigurisht, do të doja të shënoja përsëri, por është e qartë se tre pikët janë më të rëndësishmet" – tha Jevtoski, i cili nuk e fsheh se Struga Trim Lum ka ekipin më të mirë në kampionat.

“Mendoj se këtë vit kemi ekipin më të mirë dhe besoj se në fund do të jemi ne ata që do të dalim kampionë.

Vardari është një ekip cilësore, e dëshmon këtë me serinë e ndeshjeve pa humbje, por mendoj se ne jemi një ekip më cilësor dhe në fund besoj se do të jemi të parët” – tha Jevtoski, i cili ka 11 ndeshje këtë sezon, 2 gola dhe 1 asistim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot