I përfundon kontrata, Igli Tare shkakton të qeshura për kapitenin e Milanit: Do kërkojmë…

- Bota Sot

I përfundon kontrata, Igli Tare shkakton të qeshura për kapitenin e Milanit: Do kërkojmë…

Igli Tare foli para ndeshjes së Milanit në transfertën e Lacios. Drejtori sportiv i kuqezinjve u pyet për Ardon Jasharin si risi në mesfushë duke e nisur nga minuta e parë, po ashtu edhe për Majk Menja.

Si ndihet të kthehesh në stadiumin “Olimpico”?

Nuk do ta fsheh, ndjenja është e fortë. Përshëndeta shumë njerëz që më trajtuan mirë gjatë këtyre 17 viteve. E dimë që përballemi me një kundërshtar të rrezikshëm, ata duan të shkojnë deri në fund. Ne u përgatitëm mirë, bëmë disa ndryshime në formacion për t’u dhënë një shans lojtarëve si Jashari, pasi e pritëm për shumë muaj.

Më në fund Jashari, a është ai e ardhmja e mesfushës së Milanit?

Të kesh një mësues si Modriç është një avantazh për çdo lojtar, ata kanë një marrëdhënie të fortë dhe flasin shpesh. Ne të gjithë jemi të sigurt për Ardonin dhe e patë këtë në dy javët e fundit nga mënyra se si ai u stërvit me grupin. Jemi të lumtur që pritja e gjatë ka mbaruar.

Ku jeni me punën tuaj? A jeni të kënaqur?

Jemi të kënaqur me mënyrën se si reagoi skuadra. Nuk ishte e lehtë sepse ndryshuam shumë, Alegri bëri një punë të shkëlqyer në mentalitetin e grupit dhe lojtarëve. Rezultatet tregojnë, por nuk jemi as në gjysmën e rrugës, sezoni do të sjellë emocione dhe vështirësi.

Rinovimi i Menja?

Nuk mund ta dëgjoj…(qesh). Po bëj shaka, ne përqendrohemi te ndeshja. Majk është i jashtëzakonshëm dhe një portier i nivelit të lartë, do të kërkojmë rrugën e duhur së bashku në kohën e duhur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot