Kosovari i dënuar për përdhunim në Britani kërkohet për një grabitje të armatosur në Kosovë

- Gazeta e Prizrenit

Kosovari i dënuar për përdhunim në Britani kërkohet për një grabitje të armatosur në Kosovë

Një shtetas nga Kosova, i cili po vuan dënimin në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim, po përballet me kërkesë për ekstradim nga autoritetet tona, lidhur me një grabitje të armatosur të ndodhur shtatë vjet më parë.

Rinor Korqa, 28 vjeç, u dënua në janar të vitit 2024 me 5 vjet e 6 muaj burgim për rolin e tij në një sulm seksual ndaj një gruaje në Havering të Londrës.

Viktima ishte ndarë nga shoqet e saj gjatë një nate jashtë, kur u sulmua nga dy burra, njëri prej të cilëve e përdhunoi ndërsa tjetri e filmoi ngjarjen, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Tani, Korqa kërkohet nga drejtësia në Kosovë për një grabitje të armatosur të ndodhur më 22 dhjetor 2017 në rajonin e Prishtinës.

Ai dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e familjes Jashari në fshatin Hajvali dhe ka vjedhur një portofol me 1,500 euro, 50 dollarë, një dokument identifikimi, një monedhë ari dhe një telefon.

Gjatë ngjarjes thuhet se ka pasur me vete një armë ose një armë imituese.

Kërkesa për ekstradim është duke u shqyrtuar prej muajsh nga autoritetet britanike, ndërsa vendimi final do t’i takojë Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood.

Korqa siç thuhet,  ishte arrestuar në Britani mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Kosova.

Ai ishte dënuar bashkë me Bujar Jasharin, 36 vjeç, në janar të vitit të kaluar në Gjykatën e Snaresbrook.

Të dy u shpallën fajtorë për përdhunim lidhur me ngjarjen e 25 qershorit 2023 në Hornchurch, ku viktima ishte shkëputur nga grupi i saj dhe u sulmua nga dy burrat.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit