Kur pritet të rikthehet Edlir Tetova?

- Bota Sot

Kur pritet të rikthehet Edlir Tetova?

Edlir Tetova disa ditë më parë bëri një ndërhyrje kirurgjikale në zemar, pasi disa problemeve që kishte shfaqur ditët e fundit.

Një ndërhyrje e vështirë, e cila fatmirësisht ka kaluar me sukses dhe tashmë trajneri i rrogozhinasve është në gjendje të stabilizuar.

Deri më tani nuk ka një datë fikse se kur Tetova do t’i rikthet punës, por mjekët kanë rekomantuar se duhet gjithçka të ecë me hapa të avazhtë, në mënyrë që gjithçka të shkojë siç duhet.

Duke qenë se tashmë  jemi thuajse në fundin e vitit kalendarik dhe Superiorja pritet të jetë në aktivitet deri me 24 dhjetor, kjo bën që trajneri të ketë kohën e nevojshme për rikuperimin.

Dhe gjasat më të mëdha janë që timonieri i kampionëve aktualë të rikthehet në krye të ekipit në rifillimin e kampionatit në janar. Por gjatë kësaj kohe do të jetë padiksutim në kontakte me stafin teknik mbi skuadrën dhe gjendjen e futbollistëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot