Aeroporti i Edinburgut pezullon të gjitha fluturimet! Shkak, problemet me sistemin e informacionit në kontrollin e trafikut ajror

- Bota Sot

Aeroporti i Edinburgut pezullon të gjitha fluturimet! Shkak, problemet me sistemin e informacionit në kontrollin e trafikut ajror

Aeroporti i Edinburgut ka pezulluar të gjitha fluturimet mëngjesin e sotëm, pas një problemi me sistemin e informacionit në kontrollin e trafikut ajror.

Aeroporti informoi se ka ekipe që po punojnë për zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur.

Pasagjerëve u këshillohet të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi fluturimet.

Aeroporti i Edinburgut është aeroporti më i ngarkuar i Skocisë dhe bashkëpunon me 40 linja ajrore.

Më shumë se 15.7 milionë njerëz e përdorën aeroportin vitin e kaluar dhe është aeroporti i 6-të më i ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot