Për mesfushorin sllovak, ky është dëmtimi i dytë sezonal

- Bota Sot

Për mesfushorin sllovak, ky është dëmtimi i dytë sezonal

Nuk ka aspak lajme të mira për Napolin në prag të ndeshjes së madhe ndaj Juventusit, e programuar për t’u luajtur të dielën në Maradona.

Klubi i Të Kaltëve ka njoftuar zyrtarisht se Stanislav Lobotka ka pësuar një tjetër dëmtim, duke komplikuar akoma më shumë planet e trajnerit Antonio Conte.

Në komunikatën e klubit thuhet: “Gjatë fazës së aktivizimit para ndeshjes së djeshme, Stanislav Lobotka pësoi një ndjesi të fortë muskulore në tibialin e pasmë të këmbës së majtë. Futbollisti ka nisur tashmë procesin e rehabilitimit.”

Për mesfushorin sllovak, ky është dëmtimi i dytë sezonal. Më herët ai kishte vuajtur një problem në aduktorë që e detyroi të mungonte në katër ndeshje mes kampionatit dhe Champions League.

Mungesa e Lobotkës e çon mesfushën e Napolit drejt një emergjence të vërtetë. Sllovaku u bashkohet De Bruyne, Anguissas dhe Gilmour, të cilët janë ende jashtë fushave.

Për momentin, Elmas mbetet i vetmi lojtar i gatshëm për të formuar çift me McTominay në qendrën e mesfushës, duke e vendosur Conten përpara një situate të vështirë vetëm pak ditë para duelit vendimtar me Juventusin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot