Roy Keane kritikon ashpër Manchester Unitedin

- Bota Sot

Roy Keane kritikon ashpër Manchester Unitedin

Ish-legjenda e Manchester United, Roy Keane, ka shprehur zhgënjimin e tij të madh pas barazimit 1-1 të skuadrës së tij të zemrës ndaj West Ham në “Old Trafford”.

Sipas Keane, ekipi nuk tregoi agresivitetin e duhur për të siguruar tre pikët, duke i kritikuar veçanërisht dobësitë në minutat e fundit të ndeshjes.

Manchester United, i cili u vendos në vendin e 8-të me 22 pikë, mbetet 11 pikë larg liderit Arsenal dhe jashtë mundësisë për të arritur vendin e pestë. Goli i Diogo Dalot u barazua nga Soungoutou Magassa në minutën e 83-të, duke shënuar të tretin rast në pesë ndeshjet e fundit që ekipi nuk ia del të fitojë pas shënimit të golit të parë.

“Çdo herë që shoh Manchester United mbetem i zhgënjyer. Ata nuk janë efektivë dhe nuk kanë agresivitet për të përfunduar punën. Tri apo katër ndeshjet e fundit kanë qenë jashtëzakonisht frustrues.

Kishin mundësi të mëdha dhe dukeshin të trembur. Mbrojtën si një ekip amator.

Dalot tha pas ndeshjes se ekipi u nervozua pas golit të parë, por arsyeja për të luajtur te Manchester United është të dish si të menaxhosh këto situata,” tha Keane për “Sky Sports”



Lexoni të gjitha në Bota Sot