Besa në kërkim të një timonieri të ri pas dorëheqjes së Shpëtim Duros,

- Bota Sot

Besa në kërkim të një timonieri të ri pas dorëheqjes së Shpëtim Duros,

Besa aktualisht është pa një trajner që pas humbjes ndaj Apolonisë. Shpëtim Duro pas kësaj disfate dha dorëheqjen dhe tashmë stoli i ekipit është bosh.

Klubi ka nisur kërkimet dhe në skenë ka dalë një ish.

Bëhet fjalë për Gugash Maganin, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë te Besa.

Ish-i i kavajasve është në “pole – position” për të zëvendësuar Duron.

Siç dihet 60-vjeçari do të bëhej trajneri i 3-të për këtë sezon për Besën, teksa sezonin e kanë nisur me Emiliano Çelën në stol.

Kujtojmë se aktualisht kavajasit nuk po kalojnë një moment të mirë, pasi ndodhen në vendin e 9-të në klasifikim me 14 pikë pas 14 ndeshjes. Padiskutim që qëllimi kryesorë do të jetë dalja nga "kriza" dhe më pas për të synuar një vend në "Play-Off", ku të jep mundësinë për të tentuar ngjitjen në Superiore..



Lexoni të gjitha në Bota Sot