Drilon Islami do e vazhdojë karrierën te Shkëndija e Tetovës.
25-vjeçari do të largohet pas disa muajsh me Kluzh ku nuk u përshtat.
Largimi nga Prishtina ishte i bujshëm. Më pas në Rumani nuk luajti asnjë minutë duke qenë plotësisht jashtë planeve të klubit.
Islami nuk pranoi të ndërpresë kontratën dhe qëndroi pjesë e Kluzhit. Më parë emri i tij është përfolur te Dinamo.
Për herë të parë do luajë në Maqedoninë e Veriut ku Shkëndija synon të mbrojë titullin. Më parë ndërkohë kontribuonte po ashtu për Ferizajn dhe Dritën.