Garip Ramadani përmes rrjeteve sociale njoftoi dorëheqjen si PR Menaxher edhe Drejtor Sportiv I FC Besa nga Saraji, duke thënë se ua hap rrugën të rinjve, frymës së re, energjisë së pastër që ka nevojë çdo klub që do të ecë përpara.
Ai thotë se këtë vendim e ka marrë me dhimbje të madhe. Ramadani shton se përkrahja e tij ndaj klubit do të jetë e përjetshme dhe se zemra e tij rreh për Besën, për ngjyrat tona, për klubin.
“Me një peshë që s’e mbajnë dot as shpatullat e mia, me një dhimbje që s’e gjej fjalën ta përshkruaj, e me një dashamirësi që s’ka kufi, unë Garip Ramadani, dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga çdo funksion në klubin që ma dogji zemrën dhe ma rriti shpirtin: FC Besa – Shkup (Saraj).
E bëj këtë hap me zemër të lagur prej mërzisë, por me ndërgjegje të pastër se po ua hap rrugën të rinjve, frymës së re, energjisë së pastër që ka nevojë çdo klub që do të ecë përpara.
U angazhova në vitin 2024, në gjysmësezonin e dytë, kur shumë dyshuan e pak besuan. Por ne, bashkë me djersë, me mund, me sakrificë dhe me shpirt e fituam ligën e katërt të Shkupit. Shuam çdo zë të keq, mposhtëm çdo pengesë, dhe e ngritëm klubin në majën më të lartë që mund të arrinte në vitin e tij të parë aktiv.
Dhe, me keqardhje e pranoj se po e dorëzoj detyrën time. Jo pse s’dua, por sepse duhet. Sepse koha kërkon ide të reja, grahë të reja, vizione të reja ndoshta më të mira se ato që solla unë. Por me një qëllim të vetëm: Që FC Besa të ecë përpara.
Të mos ndalet.
Përkrahja ime për ju do të jetë e përjetshme. Zemra ime rreh për Besën, për ngjyrat tona, për klubin tonë.
Faleminderim të veçantë për Kryetarin Lekë Zajazi, njeriun që më besoi në çdo hap, dhe të gjithë stafin përkrahës.
Me datë 04.12.2025 unë nuk jam më pjesë zyrtare e klubit, por shpirtërisht…
Do të jem me ju deri në frymën e fundit”, njofton Ramadani.