13-vjeçari ther me thikë 19-vjeçarin pas një përleshje brenda shkollës në Prizren

- Bota Sot

13-vjeçari ther me thikë 19-vjeçarin pas një përleshje brenda shkollës në Prizren

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë pas një përleshje mes disa nxënësve që ka ndodhur në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe se i dyshuar për rastin është një 13-vjeçar.

“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar”, tha ai.

Bytyqi bëri me dije se i lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave’, tha më tej ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot