Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur hapur për sfidën më të madhe që përballet çdo ditë në pankinën blaugrana, menaxhimin e një skuadre ku vetëm 11 lojtarë mund të startojnë.
“Kjo është një punë, jam trajner dhe vetëm 11 mund të luajnë, por përgjegjësia lidhet edhe me sjelljen. Kur një lojtar është i frustruar, nuk mund të japë 100% — dhe kjo duhet pranuar,” u shpreh Flick.
Ai theksoi se e kupton pakënaqësinë e lojtarëve që nuk luajnë rregullisht, por kërkon maksimumin nga të gjithë:
“Situata është normale në një klub si Barça.
Disa nuk do të jenë të lumtur, por duhet të japin 100%.
Unë menaxhoj ekipin… mund të kesh dyshime, por përpiqem të jem i sinqertë.”
Flick u bëri thirrje lojtarëve që të gëzojnë futbollin me shokët e skuadrës:
“U them të gjithëve: shijoni lojën me shokët tuaj. Edhe unë kam qenë lojtar dhe e kuptoj.”
Trajneri gjerman theksoi se transparenca dhe sinqeriteti janë parimet që do të udhëheqin stilin e tij të menaxhimit.