Kryeministri Albin Kurti jep lajmin e madh për komunën e Prizrenit

- Bota Sot

Kryeministri Albin Kurti jep lajmin e madh për komunën e Prizrenit

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, jep lajmin e madh për dashamirët e futbollit në Prizren.

Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të Stadiumit të Prizrenit.

“Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të Stadiumit të Prizrenit. Kontrata është nënshkruar. 

Kështu pritet të duket stadiumi

Punët përgatitore kanë nisur. Tribunave në lindje dhe perëndim të "Përparim Thaçit" do t’i shtohen edhe ato në veri e jug. Ai do të jetë një nga arenat sportive më moderne në vend, dhe vendi ku tifozët besnik dhe sportdashësit e shumtë do mund të mbështesin klubin e tyre të qytetit, KF Lirinë, nga gati 7800 ulëse.

Po investojmë mbi 200 milionë euro në stadiume të futbollit gjithandej Republikës. Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, ka bërë të ditur kryeministri Kurti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot