Llapi përgatitet për sfidën derbi të javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Llapjanët i pret një përballje shumë e vështirë ndaj Gjilanit.
Ndeshja luhet të dielën në orën 13.00 në stadiumin me bari artificial në Gjilan.
Llapi renditet në vend të gjashtë me 20 pikë e Gjilanit në të 7-tin me 19 sosh.
“Sfida e javës së 16-të në Albi Mall Superligë na dërgon në Gjilan për tu përballur me ekipin e SC Gjilani!
Takim i rëndësishëm në kërkim të pikëve të radhës”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.