Struga Trim Lum ngadhënjen në Kavadar

- Bota Sot

Struga Trim Lum ngadhënjen në Kavadar

Ekipi i Struga Trim Lum e mbylli vitin 2025 me një fitore dhe do të dimërojë në pozicionin e dytë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Vardari është kampion vjeshtor, por me 42 pikë të mbledhura. 

\Struga TL siguroi sot fitore në Kavadar ndaj Tikveshit me rezultat 1:0.

Momenti vendimtar ndodhi në minutën e 36-të të ndeshjes, kur Hamza e mposhti Tasevin me një gjuajtje të bukur.

Së pari, Shabani doli i vetëm para Tasevit, portieri i Kavadarit e priti, por Hamza e dërgoi topin e rikthyer në portën e ekipit vendas dhe ai gol i solli tre pikë Strugës Trim Lum.



Lexoni të gjitha në Bota Sot