Ferizaj synon të befasojë Prishtinën të dielën

- Bota Sot

Ferizaj synon të befasojë Prishtinën të dielën

Prishtina dhe Ferizaj po kalojnë në krizë të rezultateve në elitën e futbollit të Kosovës.

Prishtina ka pësuar tre humbje në katër ndeshjet e fundit, 0:2 nga Malisheva dhe 4:1 nga Prishtina e Re, 0:0 me Gjilanin dhe humbën 2:1 nga Llapi.

Edhe Ferizaj ka 4 ndeshje pa fitore, si vendas pësoi humbje 0:2 nga Malisheva, barazoi (2:2) me Gjilanin vendas, humbi si vendas 0:1 nga Dukagjini e barazoi 1:1 në Therandë me Ballkanin. 

“Rikthehemi në shtëpi për ndeshjen e javës së 16-të ndaj Ferizajt.

Takimi zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 13:00”, njofton FC Prishtina.

Ferizaj synon të befasojë Prishtinën të dielën!

Ferizaj është në vend të nëntë me 15 pikë e Prishtina në të dytin me 26 pikë, por ka një ndeshje me pak me Dritën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot