Takimi Putin-Modi, Kremlini zotohet se do ta furnizojë me naftë Indinë pavarësisht…

- Bota Sot

Takimi Putin-Modi, Kremlini zotohet se do ta furnizojë me naftë Indinë pavarësisht…

Presidenti rus Vladimir Putin siguroi sot se do të vazhdojë t’i dorëzojë naftë Indisë, pavarësisht sanksioneve që SHBA-ja i vendosi Neë Delhit, duke pretenduar se këto importe financojnë luftën ruse në Ukrainë.

“Rusia është një furnizues i besueshëm i naftës, gazit dhe qymyrgurit, si dhe i çdo gjëje që i nevojitet Indisë për zhvillimin e saj energjetik,” deklaroi Putin para kryeministrit indian Narendra Modi.

Ai u zotua se Moska do të vijojë furnizimin me naftë.

“Jemi të gatshëm të vazhdojmë pa ndërprerje furnizimet me naftë për rritjen e shpejtë të ekonomisë indiane,” shtoi ai para gazetarëve pas takimit me homologun pritës.

Pa përmendur shprehimisht naftën ruse, Modi nga ana e tij falënderoi të ftuarin “për mbështetjen e palëkundur ndaj Indisë”, duke shtuar se “siguria energjetike është një shtyllë e rëndësishme dhe e fuqishme” e partneritetit të tyre.

Prej muajsh India ndodhet nën presion nga SHBA, të cilat e akuzojnë se po financon përpjekjen luftarake ruse në Ukrainë duke vazhduar blerjen e naftës së papërpunuar nga Moska.



Lexoni të gjitha në Bota Sot