Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova siguroi transferimin e shumëkërkuar te Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar.
Ai u transferua nga Lille te Juventusi për një shumë që pothuajse prekte shifrën e 20 milionë eurove.
Deri në transferimin te Juventusi, Zhegrova s’kishte luajtur futboll për afër tetë muaj, pas një lëndimi të pësuar në dhjetor të vitit 2024.
Mungesa në minutazhë i vazhdoi edhe në Torino,
Fillimisht trajneri kroat Igor Tudor e tash italiani Luciano Spalletti nuk e inkuadruan nga fillimi, me yllin dardan që ka luajtur vetëm pak mbi 100 minuta në shtatë ndeshje me Juventusin.
Mirëpo, pavarësisht se në fushë nuk po është prezent në kohë të madhe, në rrjetet sociale të “Zonjës së Vjetër” është vetëm një emër që mbizotëron, e ai është Edon Zhegrova, madje edhe para yllit tjetër turk, Kenan Yildizit.
Juventusi prapë e ka postuar një foto të Edon Zhegrovës, kësaj here në “Facebook”, me një mbishkrim interesant.
"Së shpejti”, ka shkruar Juventusi, me një foto të Edon Zhegrovës, i cili shihet i buzëqeshur.