Trajneri i Argjentinës sjell kupën në ceremoninë e hedhjes së short!
Në “Kennedy Center” në Uashington të SHBA-së po zhvillohet ceremonia e hedhjes së shortit për fazën finale të Kupës së Botës 2026.
Para nxjerrjes së goglave, trajneri i Argjentinës, kampione bote në fuqi, Lionel Skaloni, është ai i cili sjell në skenë trofeun e Kupës së Botës.
“Do mundohemi ta fitojmë përsëri”, thotë ai në skenë.