Lajm i madh për qytetin e Suharekës dhe klubin e futbollit Ballkani.
Këtë lajm të madh e jep kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
“11 milionë euro për ndërtimin e Stadiumit të ri të Suharekës. KF "Ballkani", që na ka përfaqësuar denjësisht e me sukses në arenën ndërkombëtare, do të ketë stadiumin që e meriton, kurse tifozët nga gjithë rajoni do ti kenë mbi 6500 ulëse nga ku do ta mbështesin ekipin e zemrës e të shijojnë lojën e futbollit.
Ndërkohë që punimet në stadiumin e ri po vazhdojnë, fushat ndihmëse të stadiumit tashmë janë gati.
Modernizimi i infrastrukturës së sportit është prioritet i qeverisjes sonë që vazhdon”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në facebook.