Rusia nis sulm masiv ndaj qyteteve ukrainase, shënjestron fabrika e termocentrale!

- Bota Sot

Rusia nis sulm masiv ndaj qyteteve ukrainase, shënjestron fabrika e termocentrale!

Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë në qytetet ukrainase gjatë natës së 6 dhjetorit, duke plagosur të paktën tre persona në rajonin e Kievit. Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se forcat ruse lëshuan një breshëri raketash, si dhe dhjetëra dronë, drejt qyteteve në periferi të Ukrainës.

Tre raketa hipersonike Kinzhal u lëshuan kundër Kievit, i cili u shënjestrua gjithashtu nga dronë, ndërsa njerëzit nxituan drejt metrosë pas njoftimit për sulm.

Objektivat kryesore besohet të jenë termocentralet, për të minuar riparimet e kryera ditët e fundit. Dëmet më serioze janë raportuar në Fastov, një qendër industriale 60 kilometra larg kryeqytetit, ku stacioni i trenit u shkatërrua dhe u godit një uzinë inxhinierie mekanike. 

Shpërthime ndodhën në Dnipro, Zaporizhia dhe Chernihiv. Termocentrali Kryvyi Rih është në flakë dhe një tjetër thuhet se është goditur në Kiev, duke e lëhnë gjysmën e qytetit pa energji elektrike.



Lexoni të gjitha në Bota Sot