Brazili mësoi dje kundërshtarët në Kupën e Botës 2026 ku në grupin C do të ketë përballë Marokun, Hitin dhe Skocinë.
Pas shortit foli trajneri Karlo Ançeloti, duke u ndalur të çështja më e nxehtë, a do të jetë Nejmar në Botëror?
“E kuptoj plotësisht interesin që ka krijuar Nejmar. Dua të sqaroj se është dhjetor dhe Kupa e Botës do të luhet në qershor dhe unë do të zgjedh ekipin që do të marrë pjesë në maj.
Nëse ai meriton të jetë atje, nëse është në formën më të mirë, më i mirë se kushdo tjetër, ai do të luajë në Kupën e Botës, pikë. Nuk i kam borxh asgjë askujt”, deklaroi hapur tekniku italian.