Johan Cortes është futbollisti që mund të transferohet te Tirana këtë merkato dimri që po vjen.
26-vjeçari nga Kosta Rika është një emër që “bardheblutë” po e konsiderojnë për mbrojtjen.
Edhe vetë mediumi i transferimeve, “Transfermarkt” ka zbuluar interesimin e klubit shqiptar për shërbimet e Cortes. Ky i fundit momentalisht luan në vendlindje, pra Kosta Rika me ekipin e Liberia.
Vlera e tij në “Transfermarkt” momentalisht është 125 mijë euro. Ndërkohë që këtë sezon ka bërë mirë, ku në 17 ndeshje përveç se ka ndihmuar mbrojtjen, ka asistuar në 1 gol.