Raphinha, do të jetë i lirë të shtyjë një transferim drejt Arabisë Saudite

- Bota Sot

Raphinha, do të jetë i lirë të shtyjë një transferim drejt Arabisë Saudite

Ylli i Barcelonës, Raphinha, do të jetë i lirë të shtyjë një transferim drejt Arabisë Saudite verën e ardhshme, nëse ai vendos kështu.

Kjo vjen për shkak të një marrëveshjeje të vendosur mes brazilianit dhe Barcelonës gjatë negociatave të kontratës në vitin 2024.

Anësori Raphinha vitin e kaluar nënshkroi rinovimin e kontratës në kryeqytetin katalanas deri në verën e vitit 2028.

Megjithatë, gjatë bisedimeve për rinovimin, palët lanë të hapur mundësinë për një ndarje shumë më të shpejtë.

Sipas një raportimi nga “Diario Sport”, duke cituar Xavi Campos në podcastin e “Catalunya Ràdio”, “Barça Reservat”: “Raphinha ra dakord me Decon, drejtorin sportiv të Barçës, për kushte verbale që do të lehtësonin largimin e tij nëse vendos të pranojë ndonjërën nga ofertat saudite pasi të luajë me Brazilin në Kupën e Botës 2026”.

Theksohet se për momentin lojtari nuk ka asnjë dëshirë të largohet nga “Spotify Camp Nou”, por situata mbetet një çështje për t’u monitoruar me vëmendje për verën e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot