Limaj: E di që sot na pret një ndeshje e vështirë në Klinë

- Bota Sot

Limaj: E di që sot na pret një ndeshje e vështirë në Klinë

FC Drira e Gjilanit sot do të zhvillojë ndeshjen e 16-të kampionale kundër FC Dukagjinit në Klinë.

Futbollisti i Dritës, Vesel Limaj foli fillimisht për ndeshjen e sotme (13.00).

"Mendoj se këto janë ndeshje që secili dëshiron të luaj por trajneri vendos dhe secili prej nesh mund ta tregojë veten.

E di që sot na pret një ndeshje e vështirë por jemi gati. Ne jemi për të arritur qëllimin, 3 pikëshin, tha Limaj.

Ai tha se normalisht është pak ngarkesë nga lojërat në Europë por shpresojmë të vazhdojmë me ritëm pozitiv..



Lexoni të gjitha në Bota Sot