Në ndeshjen e vetme që do të luhet sot në kuadër të xhiros së 16-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë, Bashkimi 1947 do të takohet me Shkëndijën në Kumanovë.
Për vendasit, kjo është një ndeshje shumë interesante, sepse me 3 pikë të reja mund të ndërpresin serinë e humbjeve, në të cilat nuk shënuan asnjë gol (kundër Tikveshit dhe Strugës Trim Lum), ndërsa pësuan gjithsej 9 gola!
Hebib Saiti beson se kjo seri negative do të ndërpritet në duelin me ekipin nga Tetova. Ai shpreson gjithashtu në mbështetje të plotë nga publiku në stadiumin e Bashkimit 1947 sot.
“Kjo është ndeshja e fundit e kampionatit dhe po e luajmë para spektatorëve tanë, para tifozëve tanë.
Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, si për sa i përket rikthimit në rrugët e fitores, ashtu edhe si një sfidë e vështirë sepse po luajmë kundër kampionit aktual dhe ekipit që na përfaqëson në Ligën e Konferencës.
Shkëndija kërkon tre pikët për të qëndruar në garën për titull dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve të saj, por nga ana tjetër, këto pikë janë shumë të rëndësishme për ne që ta përfundojmë sa më mirë sezonin e vjeshtës. Besoj fuqimisht se me ndihmën e tifozëve tanë më besnikë, do t’i bëjmë të lumtur mbështetësit tanë, të cilët nuk na lënë kurrë vetëm”, tha ndër të tjera Saiti.
Ndeshja e fundit u luajt në Tetovë, ku “kuqezinjtë” arritën një fitore 2-1. Ndeshja e raundit të 16-të midis Bashkimit 1947 dhe Shkëndijës do të luhet në stadiumin e Bashkimit 1947 në orën 13:00.