Shkëndija udhëton drejt Kumanovës me pretendime për tre pikë

- Bota Sot

Shkëndija udhëton drejt Kumanovës me pretendime për tre pikë

Shkëndija e Tetovës të shtunën (13.00) në Kumanovë takohen me Bashkimin në duelin e xhiros së 16-të në LPFMV. 

E shtuna sjell ndeshjen e fundit kampionale për kuqezinjtë në vitin 2025

Bashkimi në terren vendas shquhet për mbështetje të madhe nga publiku.

Shkëndija synon ta mbyll me tre pikë gjysmësezonin vjeshtor në LPFM.

“Aleksander Trumçi nuk do të jetë në kombinim për lojë, shkaku i një dëmtimi”, thuhet nga skuadra tetovarë. 

Dueli Bashkimi-Shkëndija në Kumanovë kthehet pas më shumë se 15 viteve.

Takimi i parë në Tetovë u mbyll me fitore 2:1 për kuqezinjtë tanë që morën 3 pikët.

Dy ekipet kanë raporte të shkëlqyeshme dhe në raste luajmë ndeshje miqësore.

Kapiten i Bashkimit është ish-mesfushori legjendar i Shkëndijes, Armend Alimi.

Bashkimi pas 15 xhirove mban pozitën e 5 me 22 pikë, me efekt 6 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje

Kjo ndeshje mbyll gjysmësezonin vjeshtor, me kuqezinjtë tanë që kanë edhe dy ndeshje në Conference League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot