Një moment që përfshin Rio Ferdinand dhe intervistuesin Danny Ramirez në shortin e Kupës së Botës 2026 po bëhet viral, pasi u bë një pyetje që “nuk ishte në skenar”.
Ferdinand bashkëpritës i ceremonisë së gjatë në “Kennedy Center” të Uashingtonit të premten dhe u bashkua me disa figura të mëdha sportive në skenë, përfshirë Tom Brady, Wayne Gretzky, Aaron Judge dhe Shaquille O’Neal.
Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë, i cili raportohet se është në bisedime të gjera për t’iu bashkuar “Fox” si analist i Kupës së Botës, ndihmoi në kryerjen e shortit së bashku me transmetuesen Samantha Johnson.
Ai gjithashtu mori pjesë në një segment të prodhuar më parë me aktorët Matthew McConaughey dhe Salma Hayek, por ndoshta pika më e madhe e diskutimit lidhej me aktorin-holivudian që u bë reporter, Danny Ramirez.
\Pak momente më vonë, Ferdinand u përgjigj:
“Çfarë lloj pyetjeje është kjo, Danny? Unë jam mbrojtës. Kuptove çfarë po them, çfarë po përpiqesh të bësh këtu? Do të flas me ty më vonë”.