Lamine Yamal, që ka mbushur 18 vjeç më 13 korrik, ende nuk ka patentë dhe për këtë arsye nuk ka marrë ende makinën që iu dha gjithë skuadrës së Barcelonës në qershor.
Në një intervistë për “CBS News” zbuloi idetë e tij për makinën e parë, pasi iu bë një pyetje me tendencë, duke qenë se futbollistët e elitës shpesh blejnë makina mbi 300 mijë euro.
Yamal e mohoi kategorikisht këtë qasje: “Dua ta ndjej lirinë e drejtimit të makinës vetë. Makina ime do të jetë ajo që duan edhe miqtë e mi, që ta shijojnë
. Nuk do të jetë Lamborghini; më mjafton një Audi, Mercedes ose Cupra”.
Është interesante që thotë se zgjedhja e tij do të ndikohet nga mendimi i shokëve, ndërsa përfshin edhe Cupra, sponsorin e Barcelonës.
Nëse mban fjalën, Lamine nuk do të ndjekë shembullin e Cristiano Ronaldos apo Zlatan Ibrahimovic, të apasionuar pas makinave luksoze. Ibrahimoviq ka modele të rralla të Ferrarit, ndërsa Ronaldo zotëron rreth 50 makina, mes tyre një Bugatti Centodieci me vlerë rreth 10 milionë euro. Megjithatë, edhe shijet e Yamalit mund të ndryshojnë me kohën.