Pasi u largua nga Bajern Mynih, Thomas Muller shkoi te Vancouver Whitecaps në Kanada, ku do të përballet me Inter Majemin e Leo Mesit sonte në mbrëmje në një përpjekje për të fituar titullin e Kupës MLS.
Sulmuesi gjerman, në moshën 36 vjeç, një nga lojtarët më të dekoruar të gjeneratës së tij, doli në konferencën për shtyp me një buzëqeshje për të njoftuar ndeshjen e ardhshme:
“E di që ka kuptim për ju në media dhe gjithashtu për MLS të përqendroheni te Mesi, unë dhe emrat e mëdhenj, por këto janë dy ekipe me një stil loje shumë tërheqës dhe argëtues”, shpjegoi ish-bavarezi.
“Është gjithmonë mirë të takosh miq të vjetër. Nuk jemi aq të afërt, por gjithmonë i kam ndjekur. Ishin lojtarë të shkëlqyer, dhe disa janë ende”, kujtoi Myler lojtarë si Buskets dhe Zhordi Alba në klubin e Bekam.
Por duke u kthyer në finale me trofeun në rrezik, sulmuesi i Vankuverit shpjegoi:
“Kur shikoj prapa, ndihem shumë i qetë.
Kam pasur kaq shumë përvoja të shkëlqyera me ekipet e mia në këto lloj ndeshjesh. Ishte argëtuese, por nuk ka shumë rëndësi për të sot. Nuk kam nevojë për historinë time për t’u ndjerë i sigurt”.