Australia është në grupin D të Kampionatit Botëror në futboll.
Selektori i Australisë, Tony Popoviq, i ka të njohur dy rivalët por jo edhe të tretin.
Krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paraguait, e pret edhe rivalin nga fituesi i Play-off-it, si Kosova, Sllovakia, Turqia apo Rumania.
"Më në fund e dimë saktësisht se me kë do të luajmë në Kupën e Botës, gjë që e bën gjithçka të duket shumë më realiste.
Tani mund të fillojë plani i vërtetë. Ende nuk dihet se me cilën skuadër nga play-off-i do të luajmë e para, por jemi të emocionuar.
Kupa e Botës është gjithmonë e vështirë dhe kemi një grup të vështirë, por mezi presim sfidën që na pret", tha Popoviq.