“E gëzofsh ditëlindjen Andrea!”
Përmes rrjeteve sociale, Juventus i uron ish-presidentit Agnelli ditëlindjen e 50-të.
Agnelli kishte deklaruar së fundi: “Dashuria ime për Juventusin mbetet totale dhe e palëkundur”, pas miratimit nga GUP i marrëveshjes për ish-udhëheqësit e klubit të përfshirë në hetimin “Prisma”.
Më 20 nëntor për Agnelli përfundoi pezullimi prej 34 muajsh, që kishte nisur në janar 2023, brenda procesit sportiv për plusvalencat e klubit dhe më pas në procesin lidhur me manovrat e pagave, marrëdhëniet me agjentët dhe partneritetet me klube të tjera, duke i dhënë mundësinë të rikthehet në role operative në futboll.
Tifozët bardhezinj shpërthejnë në komente, duke kërkuar që Agnelli të “kthehet në krye”, duke treguar dashurinë dhe besimin e madh që kanë për ish-presidentin.