Antony: Me Ancelottin kemi një shans për të fituar Kupën e Botës

- Bota Sot

Antony: Me Ancelottin kemi një shans për të fituar Kupën e Botës

Dje është hedhur shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026.

Kombëtarja e Brazilit është një nga skuadrat favorite për këtë trofe, edhe pse konkurenca do të jetë tepër e fortë.

”Selecao” për herë të fundit e ka fituar Kampionatin Botëror në vitin 2002, por mbetet ende kombëtarja me më së shumti trofe.

Në krye me Carlo Ancelottin, Brazili do të synojë të fitoj Kupën e Botës pas 24 viteve.

E për këtë beson edhe futbollisti brazilian, Antony, i cili thotë se me Ancelottin, kombëtarja e Brazilit ka shanse më të mira për të arritur deri te ky sukses.

Në një intervistë për ”Marca”, Antony shpreson që të jetë pjesë e listës finale të Brazilit për Kupën e Botës dhe të shpallen kampion nën drejtimin e Ancelotti.

”Është një ëndërr të vesh fanellën e ekipit tim kombëtar dhe të jem në gjendje të luaj në Kupën e Botës. Është një ëndërr. Por së pari, duhet t’i bëj gjërat mirë këtu përpara se të shkoj në ekipin kombëtar.

Mendoj se në Kupën e Botës së fundit patëm pak fat të keq në ndeshjen kundër Kroacisë. Ishte e vështirë, kishim një ekip shumë, shumë të mirë.

Dhe sigurisht, tani kemi Ancelottin, i cili është një trajner fitues, gjë që është shumë e rëndësishme. Me Ancelottin, kemi një shans.

Kur njerëzit flasin për ekipin kombëtar brazilian, për mua është më i miri në botë, kështu që duhet të luftojë për gjithçka.”, ka deklaruar Antony.

Kujtojmë që Brazili për kundërshtar në fazën e grupeve të Kupës së Botës do ta ketë Marocon, Haitin dhe Skocinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot